NË TURQI
Trabzoni zyrtarizon Gervinhon
26 May, 2021 @16:47
Ish futbollisti i Romës, Arsenalit e Parmës, Gervinho, është shtesë e re e skuadrës turke nga Deti i Zi, Trabzonspor.
Skuadra në fjalë ka zyrtarizuar sot sulmuesin e ri të ekipit, derisa reprezentuesi i Bregut të Fildishtë pas rikthimit në Serie A, kaloi kohë të mirë te Parma.
Sulmuesi 33-vjeç që bëri emër në Lille në stinorin e fundit ka pasur 27 paraqitje për ekipin e Parmës dhe ka shënuar 5 herë në Serie A.
Përndryshe Parma kreu stinorin në Serie A në vend të fundit dhe ra nga elita e futbollit italian, derisa në stinorin që vjen do të jetë pjesë e Serie B.