VJEN TREPIKËSHI
Fitorja e parë e Istogut
14 September, 2014 @18:12
Istogu ka shënuar fitoren e parë të stinorit pas pesë xhirove të zhvilluara. Golin e fitores për ta e ka shënuar ish sulmuesi i Prishtinës, Suad Saliagic, i cili me tu futur në lojë (në vend të Kushtrim Gashit), nga kontakti i parë me topin ka shënuar për fitoren e madhe të Troftave, pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Në fakt, Istogu ka qenë më i mirë në pjesë të madhe të ndeshjes, por sulmuesi i tyre Mark Milicaj dështoi të shënonte nga shumë raste para portës së vendasve nga Mitrovica.
Granit Bajra i dha epërsinë Istogut në pjesë të parë, derisa në fund të 45 minutëshit të parë, për mitrovicasit barazoi Fiton Hajdari.
Derisa kjo ishte fitorja dhe trepikëshi i parë i fituar i Istogut në Superligë prej se erdhën nga Liga e Parë, Trepça në anën tjetër, ka regjistruar disfatën e parë në shtëpi, ku deri më tani kishte vetëm fitore të regjistruara.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS.