GRUPI E

Fitorja e parë, pa shije
5 December, 2012 @22:44
Rafael Benitez ka shënuar fitoren e parë në krye të Chelseat dhe atë me rezultat të thellë 6-1, por kjo nuk kishte asnjë kuptim për të pasi që skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve. David Luiz, Fernando Torres dy herë, Gary Cahill, Juan Mata dhe Oscar shënuan për kampion aktual të Europës, derisa Joshua John shënoi golin e nderit për danezët.
Në ndeshjen tjetër të grupit, megjithëse Juventusi e mposhti Shakhtarin me rezultat minimal 1-0, në fund të ndeshjes të dyja skuadrat i’u gëzuan kualifikimit. Goli i fitores për Juven u shënua në minutën 56’ nga autogoli i mbrojtësit ukrainas, Olexandr Kucher.
REZULTATET:
Chelsea - Nordsjaelland 6-1 (Luiz 38’, Torres 45’, 56’, Cahill 51’, Mata 63’, Oscar 71’ - John 46’)
Shakhtar - Juventus 0-1 (Kucher AG. 56’)
TABELA
1. Juventus 12p.
2. Shakhtar 10p.
3. Chelsea 10p.
4. Nordsjaelland 1p.