LEWANDOWSKI

REUTERS/Sergio Perez
Nisin bisedimet për Lewyn
5 December, 2012 @16:01
Kanë filluar bisedimet ndërmjet Juventusit dhe Borussia Dortmundit për sulmuesin polak, Robert Lewandowski.
Megjithëse Juve është duke e kërkuar me ngulmë futbollistin 24 vjeçar, Dortmundi nuk duket e gatshme për ta shitur atë, por mendja e skuadrës gjermane mund të ndërrohet në qoftë se ofrohet ndonjë çmim i volitshëm nga ana e zonjës së vjetër.
Lewandowski ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2014, ndërsa sipas goal.com, Juventus është e gatshme të ofrojë 25 milionë euro për shërbimet e polakut.
Përveç Juventusit, më parë interesim për Lewyn kanë shprehur edhe Manchester United dhe Manchester City.