SERIE A

REUTERS
Inter në garë për Bianchin
5 December, 2012 @15:37
Nerroazzurët janë duke shikuar mundësinë që t’ia shtojnë ekipit edhe një sulmues në afatin kalimtar dimëror, që të kenë alternativë për qendërsulmuesin Diego Milito.
Rolando Bianchi, sulmuesi i Torinos, është bërë shënjestër e klubit kaltër e zi nga Milano. Nëse atij nuk ia plotësojnë kërkesat në klub ai mund të ik si lojtar i lirë në fund të stinorit.
Mirëpo, për 29 vjeçarin janë të interesuar edhe Napoli, Parma, Palermo e Fiorentina, raporton Football Italia. Derisa ish sulmuesi i Manchester Cityt dhe Lazios, do të shqyrtojë tani ndryshe ofertat, pasi që ka çka të zgjedhë. Bianchi në këtë stinor ka shënuar 4 gola për Torinon deri më tani.