GRUPI H

REUTERS/Phil Noble
Fergie qesh, tjerët luftojnë
5 December, 2012 @11:59
Në momentin kur Manchester United u kualifikua pas 4 ndeshjesh, pritej një luftë e madhe e ekipeve tjera për vendin e dytë pasi që të gjitha i kanë gjasat e barabarta.
Mirëpo me dështimin e dyfishtë të Bragës ndaj Clujit, portguezët u eliminuan dhe tashmë në lojë janë vetëm Galatasaray dhe Cluj.
Turqit udhëtojnë me plotë shpresa në Portugali, pasi që gjithçka është në dorën e tyre. Fito dhe shko. E në anën tjetër Cluj, përkundër se do të udhëtojë për në Old Trafford, do të kërkon edhe humbjen e turqëve.
ORARI:
20:45 Manchester United - Cluj
20:45 Sporting Braga - Galatasaray
TABELA:
1. Manchester 12p.
2. Galatasaray 7p.
3. Cluj 7p.
4. Braga 3p.