I FTOHTI RUS NDIKON

REUTERS/Alexander Demianchuk
Hulk kërcënon Zenitin
5 December, 2012 @9:58
Derisa Spalleti e priste me dorë të ngritur Hulkun, ky i fundit i nervozuar pse po zëvendësohet as që e përfilli ate duke dalë nga fusha. Ndërsa sot mediat lokale ruse kanë njoftuar se Hulk ka kërcënuar me braktisje klubin.
“Nëse situata nuk rregullohet vetëvetiu do ta lëshojë klubin që në janar,” citohet braziliani 26 vjeçar sot nga mediat ruse.
Në anën tjetër Spalletti ka minimizuar rëndësinë e incidentit. “Të gjithë lojtarët e mëdhenjë reagojnë kur zëvendësohen. Kryesorja është që fituam dhe u kualifikuam,” ka thënë italiani 57 vjeçar për faqen zyrtare të klubit nga Shën Petersburgu.
Zenit mbrëmë mposhti Milanin në San Siro 0-1, për t’u kualifikuar në Europa League.