REAL MADRID

REUTERS/Andrea Comas
Në kërkim të pasardhësit
5 December, 2012 @8:47
Klubi e di se vendi i Mou-t nuk do të jetë i lehtë për t’u zënë dhe kushdo të marrë frerët nga portugezi do të ketë në duar një punë tepër të vështirë. Vështirësia e zëvendësimit të Mourinhos, ka futur në telashe krerët madrilen. Për këtë arsye, zyrtarët e klubit kanë filluar të përpilojnë një listë me kandidatët e duhur për drejtimin e Realit në sezonin e parë pa Mourinhon.
Por Reali ka edhe një kusht të rreptë në zgjedhjen e tranjerit: presidenti Florentino Perez do të jetë i vetmi që do të ketë fjalën e fundit në zgjedhjen e pasardhësit të Portugezit.
Presidenti madrilen e ka bërë të qartë se ai që do të vijë në Bernabeu duhet të plotësojë katër kushte, njofton e përditshmja spanjolle Marca.
Ai duhet të jetë në gjëndje të menaxhojë yjet në dhomat e zhveshjes, të ketë eksperiencë në Ligën e Kampionëve dhe në njërën nga ligat e mëdha në Evropë, të jetë në gjëndje të kontrollojë veten në presion të lartë, si dhe të ketë një qëndrim pozitiv ndaj mediave.
Deri tani, i pari në listën e Florentinos është Carlo Ancelotti. Tranjeri italian po përjeton një kohë të vështirë tek Paris Saint Germain. Gazeta ‘L’Equipe’ ka raportuar dje se Ancelotti nuk do të vazhdojë me PSG-në në stinorin e ardhshëm.
Kjo nuk është hera e parë që Florentino ka tentuar të punësojë Ancelottin. I dyti në listën e Perezit është tranjeri i kombëtares gjermane, Joachim Low. Madridi ka shfaqur interes për të para disa muajve, gjatë dramës së parë midis Mourinhos dhe klubit. Filozofia e tij sulmuese, si dhe rezultatet e tija me Gjermaninë luajnë një rol kryesor në favorizimin e tij.