JOE HART

REUTERS/Phil Noble
S’ishim të uritur
5 December, 2012 @9:23
Kampionët në fuqi të Premier League-së humbën edhe dje në udhëtim me Borussia Dortmundin, edhe pse kjo e fundit do të përfundonte e para në grup, pavarësisht fitores apo humbjes; kurse djemëve të Mancinit i duheshe patjetër një fitore për të siguruar një vend në Europa League.
Por Hart ka thënë për Sky Sports se fajin e ka krejt ekipi dhe ka përgëzuar kundërshtarët e grupit.
“Urime për Borussian dhe Realin! Mendoj se ishin krejt fantastikë, por ne duhet të kishim luftuar dhe duhet të kishim dhënë maksimumin deri në sekondat e fundit të çdo ndeshjeje, por nuk e bëmë atë gjë, nga e cila dhe pësuam,” është shprehur Hart.
Manchester City ka përfunduar i fundit në grupin e ashtuquajtur të vdekjes ku bënin pjesë kampioni gjerman, Dortmund, ai spanjoll Real Madrid dhe holandez, Ajax.