GRUPI G

REUTERS/Gustau Nacarino
Misioni i (pa)mundur!
5 December, 2012 @11:51
Benfica e cila i shkon në konak sonte Barcelonës së kualifikuar në Camp Nou shpreson që katalonasit të luajnë me të rinjtë ashtu që në rast fitoreje do të kualifikoheshin në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Në anën tjetër, Celtic, i cili është ekipi i vetëm që ka arritur të mposht Barcelonën në këtë stinor, shpreson të kundërtën - që Barcelona të luaj me ekipin më të mirë dhe ta mposht sigurtë ekipin portugez.
Celtic paraprakisht duhet të fitojë ndaj Spartakut të eliminuar dhe pa asnjë gjasë për Europa League. Ndërsa dje, lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, ka thënë se tifozët e Celticut e meritojnë që ekipi i tyre të ec përpara në Ligën e Kampionëve!
ORARI:
20:45 Barcelona - Benfica
20:45 Celtic - Spartak
TABELA:
1. Barcelona 12p.
2. Benfica 7p.
3. Celtic 7p.
4. Spartak 3p.