GRUPI E/ LIGA E KAMPIONËVE

REUTERS/Eddie Keogh
Në dorë të tjetrit
5 December, 2012 @11:24
Chelsea do të ketë punë të lehtë sonte ndaj Nordsjaellandit të eliminuar, mirëpo me sy e veshë do të jetë në Donetsk të Ukrainës ku luhet ndeshja Shakhtar - Juventus.
Nëse Shakhtar e Juventus barazojnë sonte në Ukrainë, të dyja do të sigurojnë kualifikimin më tutje dhe Chelsea do të eliminohet nga Liga e Kampionëve.
Bastoret kanë dhënë kuotën më të ulët për barazim sonte 1.85 ndërsa fitorja e Shakhtari është kuotuar me 3.45 e e Juves me 3.95.
ORARI:
20:45 Shakhtar - Juventus
20:45 Chelsea - Nordsjaelland
TABELA:
1. Shakhtar 10p.
2. Juventus 9p.
3. Chelsea 7p.
4. Nordsjaelland 1p.