GJEORGJI
Flamurtari fiton në Tbilisi
3 July, 2014 @20:45
Fituesi i Kupës së Shqipërisë, Flamurtari, ka arritur të shënojë fitore të madhe në Gjeorgji sonte duke e mposhtur kundërshtarin në sekondat e fundit të takimit.
Vlonjatët kanë shënuar gol në minutat shtesë të përcaktuara nga gjyqtari me anë të Ardit Shehajt për të shënuar fitore si mysafir 2-3, një javë para ndeshjes së kthimit në kuadër të xhiros së parë kualifikuese të Europa League.
Flamurtari ka nisur mirë ndeshjen, kur pas një goditjeje të lirë, në kombinim gjindet Franc Veliu, që shënoi për 0-1. Mirëpo, gjeorgjianët u këndellën shpejtë duke shënuar dy gola brenda tre minutave nëpërmjet sulmuesit të tyre, Vili Isiani.
Sidoqoftë ekipi i Ernest Gjokës, nuk u dorëzua. Në pjesë të dytë ata arritën të barazojnë nëpërmjet Taulant Kuqit në 2-2 dhe kur vendasit kërkonin golin e fitores, zëvendësuesi Shehaj shënoi për fitoren e kuqezinjëve në Gjeorgji.