Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJERMANIA

7 lojtarë të ftohur

REUTERS

7 lojtarë të ftohur


3 July, 2014 @19:24

Gjermania si duket do të jetë në telashe para ndeshjes çerekfinale me Francën në Botëror. Sipas deklaratës së trajnerit, Joachim Low, dhënë radios gjermane, ARD, 7 lojtarë të kombëtares janë ftohur.

Si aryse kryesore Low ka numëruar udhëtimin e shpeshtë nëpër zona të ndryshme klimatike në Brazil, të ngrohtit tropik dhe klimat nëpër hotele. 

Ai nuk ka bërë të ditur se për cilët lojtarë bëhet fjalë, por vetëm ka thënë se sot nuk e din se cila do të jetë 11-shja që do të paraqitet ndaj Francës, transmeton ARD, duke shtuar se Low beson se do t’i ketë në dispozicion edhe këta lojtarë ndaj Gjelave.


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014