Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BRAZILI 2014

Algjerianët dhurojnë paratë e fituara

fifa

Algjerianët dhurojnë paratë e fituara


3 July, 2014 @15:32

Kombëtarja algjeriane ka dhuruar paratë e fituara nga FIFA popullsisë së Gazës, raporton The Independent sot. 

Nëntë milionë dollarë të fituara për arritjen në të tetën e finales së Botërorit nga FIFA, algjerianët kanë vendosur t’i dhurojnë si ndihmë njerëzve në nevojë në vendin e lartëshënuar palestinez. 

“Atyre u duhen këto para më shume se neve,” është cituar të ketë thënë sulmuesi i Algjerisë, Islam Slimani, ka raportuar The Independent, duke transmetuar shkrimin e analistit të futbollit nga Jordania, Waleed Abu Nada. 

Algjerianët kanë fituar përkrahje nga mbarë bota për paraqitje fantastike në Botëror dhe lojën e tyre kreative përgjatë kampionatit përkundër se kanë pasur punë me ekipe shumë më cilësore. 

Ata u eliminuan nga Gjermania pas vazhdimeve 2-1. 


 
Të gjitha lajmet nga Brazil 2014