MEDIA
Rusët duan ‘kokën’ e Capellos
3 July, 2014 @15:43
Përveç kritikave të mëdha nga tifozët dhe njohësit e futbollit në Rusi, përzgjedhësi i kësaj kombëtareje, Fabio Capello, ka marrë kritika edhe nga politikanët e këtij vendi.
Sipas njoftimit të NTV-së, kryetari i Partisë Liberal Demokrate, Vladimir Zhirinovsky, ka kërkuar që Capello të jep përgjegjësi para parlamentit rus për mossuksesin në Botëror, duke e cilësuar edhe si vjedhës.
E parlamentari, Oleg Pakholkov, ka shkuar më tutje duke thënë se italiani do të duhet të ofrojë dorëheqjen e tij nga posti i trajnerit të Rusisë dhe t’i kthej paratë e marra.
Fabio Capello ka qenë trajneri më i paguar në këtë Botëror dhe nuk ka arritur që të regjistrojë asnjë fitore me Rusinë, duke u eliminuar nga Grupi H, ku si kundërshtarë kishte Algjerinë, Belgjikën dhe Iranin.