Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMI I ATLETICOS

Në kërkim të pasardhësit të Diego Costas

Në kërkim të pasardhësit të Diego Costas


3 July, 2014 @15:03

Atletico Madrid njihet si një skuadër që gjithmonë në përbërjen e saj ka pasur së paku një sulmues të nivelit botëror, që shumica e ekipeve të mëdha europiane e kanë pasur lakmi.

I tillë ishte edhe Diego Costa, i cili ditë më parë u transferua në skuadrën londineze Chelsea.

Costa në Atletico ishte transferuar së pari në vitin 2007 nga Sporting Braga për 1.5 milionë euro, mirëpo që nga ajo kohë e deri në vitin 2009 u huazua në skuadra të ndryshme pasi që nuk kishte hapësirë loje në Atletico. Në korrik të vitit 2009 u transferua në Real Valladolid dhe një vit më pas përsëri u rikthye në Atletico.

Në përbërjen e ekipit të parë të Atleticos u inkuadrua në stinorin 2010/11, ndërsa tani Chelsea u dasht të paguaj hiq më pak se 35 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij.

Megjithëse ky transferim i ka mbushur arkat e klubit, në sulmin e Atleticos tani është krijuar një zbrazëti me largimin e brazilianit me nënshtetësi spanjolle.

Për të gjetur zëvendësimin e Costas drejtuesit e Atleticos janë hedhur në sulm, ndërsa trajneri Diego Simeone, i bindur që do të gjendet një zëvendësim adekuat, e dha shembullin e Falcaos.

“Ashtu sikur Falcaon, do ta zëvendësojmë edhe Costan,” tha Simeone.

Pse Falcao? ...Sepse sulmuesi kolumbian i cili ishte transferuar në Atletico më 11/12 si zëvendësim i Agueros, pas paraqitjeve të shkëlqyera u shit për 60 milionë euro duke e lënë sulmin e Atleticos në ‘lloq’. E pikërisht Diego Costa u bë pasardhësi i Falcaos, që përsëri u shit për para të majme.

Shitja e sulmuesve me çmime astronomike është bërë traditë te Atletico. Falcao për 60 milionë, Aguero për 45 milionë, Torres për 30 milionë... Dhe çka është më e rëndësishmja, skuadra asnjëherë nuk ka mbetur keq pasi që janë shitur këta sulmues.

Tani në Vicente Calderon pritet të vijë një sulmues i ri. Se kush do të jetë sulmuesi i ri ende nuk dihet. Por tanimë diçka është e sigurtë se edhe ky sulmues që do të vie, nëse pas 2-3 viteve do të shitet për një super-çmim, askush nuk do të çuditej.



Sulmuesit e mëparshëm të Atletico Madridit

Sulmuesi Periudha për sa qëndroi në Atletico Ekipi nga erdhi Ekipi ku u transferua
Fernando Torres 2001-2007 Erdhi nga akademia e Atleticos Në Liverpool - 30 milionë euro
Sergio Aguero 2006-2011 Nga Independiente - 21.7 milionë euro Në Manchester City - 45 milionë euro
Diego Forlan 2007-2011 Nga Villarreal - 21 milionë euro Në Inter - 5 milionë euro
Radamel Falcao 2011-2013 Nga Porto - 47 milionë euro Në Monaco - 60 milionë euro
Diego Costa 2010-2014 Nga Real Valladolid - 1 milion euro Në Chelsea - 38 milionë euro

LOS BLANCOS

Kroos i Real Madridit!?

Bundesliga/La Liga/Transfere

Kroos i Real Madridit!?

03/07/14 @ 14:16

ME ITALIANË

Prandelli afër Galatasarayit

Champions League/Serie A/International/Transfere

Prandelli afër Galatasarayit

03/07/14 @ 13:05

SOT NISIN

Ekipet shqiptare në Europa League

FSHF Kategoria Superiore/Europa League

Ekipet shqiptare në Europa League

03/07/14 @ 12:44

LEVANTE

Vërshohet nga kërkesat

La Liga/Brazil 2014/Transfere

Vërshohet nga kërkesat

03/07/14 @ 10:33

BRAZILIANI I RI

Vitor Roque me klauzolë 500-milionëshe te Barcelona

La Liga/Transfere

Vitor Roque me klauzolë 500-milionëshe te Barcelona

13/07/23 @ 11:12

SPANJA FITON TROFEUN

Spanja pas penalltive, fiton Ligën e Kombeve 22/23

Liga e Kombeve/La Liga

Spanja pas penalltive, fiton Ligën e Kombeve 22/23

18/06/23 @ 23:34

SPANJA FINALISTE PËRSËRI

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

Liga e Kombeve/Serie A/La Liga

Joselu çon Spanjën në finale, për duelin e madh ndaj Kroacisë

15/06/23 @ 23:53

TALENTI ANGLEZ KALON TE MBRETËRIT

Bellingham zyrtarizohet te Real Madridi, me bonuse deri në 30mln euro shtesë

Champions League/La Liga/Transfere

Bellingham zyrtarizohet te Real Madridi, me bonuse deri në 30mln euro shtesë

14/06/23 @ 15:33

PËRZGJEDHIN TALENTIN

Vitor Roque me kontratë afatgjate te Barcelona

La Liga/International/Transfere

Vitor Roque me kontratë afatgjate te Barcelona

14/06/23 @ 08:34

REAL MADRID

ZYRTARE: Benzema largohet nga Real Madridi

Champions League/La Liga

ZYRTARE: Benzema largohet nga Real Madridi

04/06/23 @ 12:22

EPOKA E RE E GALAKTIKËVE

Real Madrid para gjuetisë së madhe

La Liga/Transfere

Real Madrid para gjuetisë së madhe

11/05/23 @ 14:54

BUSQUETS NDAHET NGA BARCELONA!

Busquets, njeriu që tejkaloi ëndrrat e fëmijërisë

La Liga

Busquets, njeriu që tejkaloi ëndrrat e fëmijërisë

11/05/23 @ 11:45

DY GOLA TË BUKUR NË BERNABEU

DeBruyne barazoi - beteja e parë, pa fitues!

Champions League/Premier League/La Liga

DeBruyne barazoi - beteja e parë, pa fitues!

09/05/23 @ 22:50

VAZHDON ME GOLA

Muriqi arrin shifrën e 13 golave në LaLiga

La Liga

Muriqi arrin shifrën e 13 golave në LaLiga

05/05/23 @ 12:04


 
Të gjitha lajmet nga La Liga