VALDES
Bie nga testet mjekësore
3 July, 2014 @19:09
Portieri i deridjeshëm i Barcelonës, që aktualisht është pa kontratë, Victor Valdes, nuk ka arritur të kalojë testet mjekësore te nënkampioni i Francës, Monaco.
Valdes që pësoi lëndim në mars duke luajtur për katalonasit, tashmë nuk do të nënshkruajë kontratë me klubin françez.
Tashmë Valdes 32 vjeç i mbetur si lojtar i lirë do të mundohet të bind ndonjë ekip tjetër për t’i siguruar shërbimet e tij, përkundër përvojës së madhe me Barcelonën.
E Barcelona, ka trasnferuar dy portierë në vend të Valdesit, që nuk deshi të rinovojë kontratë me Blaugranat stinorin që shkoi.
Marc-Andre Ter Stegen nga Borussia Monchengladbach dhe Claudio Bravo nga Real Sociedad - janë gardianët që do të luftojnë për tu bërë njëshi i katalonasve në stinorin e ri.