PARTIZANI-FLAMURTARI
Flamurtari ndal serinë e Partizanit
29 October, 2017 @20:42
Sulmuesi vlonjat, Ardit Hoxhaj, ka prishur serinë prej 3 fitoreve me radhë të Partizanit të Tiranës sot.
Hoxhaj është treguar i saktë nga zona, duke shënuar në portën e Alban Hoxhës, për epërsinë fillestare të Flamurtarit në ndeshje, që doli të jetë edhe rezultat përfundimtar i takimit, 0-1.
Ky ka qenë goli i parë i 23 vjeçarit Hoxhaj në këtë stinor dhe ka ardhur në momentin kyq për Flamurtarin, kur dihet se në xhirot e radhës vlonjatët presin Kukësin kampion dhe pas kësaj edhe Skënderbeun lider.
Partizani në anën tjetër ka tentuar për të barazuar gjatë gjithë ndeshjes, por portieri i reprezentacionit të Kosovës, Adis Nurkovic, në shumicën e rasteve ka qenë në vend duke e mbrojtur me sukses portën e kuqezinjëve.
Fitorja në këtë ndeshje e lë Flamurtarin në pozitën e tretë me 15 pikë, ndërsa Partizani mbetet pas tyre, me 11 pikë.