KOMISARI I GARAVE
Flamurtari në disiplinore
20 September, 2017 @14:19
Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit, KF Flamurtari, është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së.
Si arsye në Buletinin Zyrtar të FFK-së është numëruar fyerja dhe sharja në kor drejtuar referit kryesor nga tifozëria e ekipit në ndeshje ndaj Lirisë.
“Motivi - fyerje dhe sharje në kor drejtuar referit kryesor të ndeshjes në minutat: 75, 82 dhe 83 të ndeshjes, ku referi ndalon përkohësisht ndeshjen dhe pas qetësimit të publikut, loja vazhdon, në ndeshjen KF Flamurtari - KF Liria,” - ka shkruar njoftimi i FFK-së.