CELTA VIGO
Dënim për mungesë shikuesish
20 September, 2017 @10:04
Po të vihej një rregull i tillë në futbollin tonë, nuk do t’i diheshin pasojat, por ajo çka i ka ngjarë ekipit nga Atlantiku, Celta Vigo, është risi në La Liga.
Rregulla e La Ligas thotë që stadiumet duhet të kenë së paku 70% publik në stadiume gjatë ndeshjeve të elitës së futbollit spanjoll, shembull ky që është marr nga Bundesliga gjermane.
Celta ka stadiumin me kapacitet 29 mijë ulëse. Në ndeshjet ndaj Real Sociedadit dhe Alavesit në tribuna janë mbledhur 16 mijë e 900 dhe 17 mijë e 380 persona, ndërsa drejtuesit e Primera Divisionit spanjoll kanë nisur procedurat për dhënien e dënimit.
Derisa Celta pret dënimin, drejtuesit e ekipit duhet të mendojnë si të sjellin publik në Balaidos për ndeshjet e radhës, kur presin Getafen e Gironën, ndeshje këto që pritet të kenë edhe më pak interesim.