KUALIFIKIMET PËR U-19
Vajzat U-19 nxjerrin pikën e parë
19 September, 2017 @10:33
Një barazim për vendin e tretë që me pak fat ka mundur jetë edhe fitore e plotë, futbollistet e Kosovës U-19 femrat në ballafaqim me Malin e Zi, treguan angazhim për sukses. Vashat e Kosovës U19 kanë pasur më shumë nga loja, më shumë e kanë rrezikuar portën malazeze dhe në minutën e 33-të arritën të kalojnë në epërsi përmes Jehona Shalës, e cila shënoi nga afërsia, pasi më parë futbollistja shumë luftarake, Leonorë Ejupi, ua rrëmbeu një top mbrojtjes së Malit të Zi dhe gjuajti, kurse topin e dëbuar e shfrytëzoi Shala mirë.
Por, gëzimi nuk zgjati shumë ngase futbollistja e Malit të Zi, Sharanoviç për mrekulli e shfrytëzoi një pakujdesi dhe mos përqendrim të portieres Kolgeci dhe barazoi rezultatin 1:1. Me këtë rezultat u përmbyllë edhe pjesa e parë.
Ndërkaq pjesa e dytë nisi sërish me një mbizotërim të vashave tona, por jo mjaftueshëm për ta ndryshuar rezultatin, ndërsa Jehona Shala në minutën e 88-të lëshoi rastin të shënojë për herë të dytë dhe për t’ia siguruar fitoren Kosovës dhe ndeshja u mbyllë me rezultat të barabartë.
Kosova gjendet në pozitën e tretë me një pikë dhe goldallim 6:1, ndërsa Mali i Zi i fundit me një pikë e goldallim 16:1.
Në ndeshjen tjetër Gjermania ka mposhtur Islandën me 1:0 dhe kryeson tabelën me 9 pikë, ndërsa Islanda në vendin e dytë me 6 pikë. Këtë ndeshje kishte ardhur për ta ndjekur edhe përfaqësuesi i FFK-së për Gjermani Fehmi Konxheli.