FERIZAJI-VITIA
Kuka e Misini, ngrisin Ferizajin
17 September, 2017 @19:14
Dy gola të shënuara në pjesë të parë të ndeshjes kanë mjaftuar që Ferizaji të shënojë fitoren e tretë të stinorit dhe të dalë në pozitë të tretë në Ligë të Parë.
Enis Kuka dhe Armend Misini kanë shënuar nga një gol për bardhekaltërit e Ferizajit, ndërsa ekipi i tyre ka mposhtur 2-0 Vitinë sot.
Barazimi i Trepçës në ndeshje me Dukagjinin, i ka konvenuar ferizajasve sot, pasi që këta kapën pozitën e tretë me 10 pikë të tubuara pas 5 xhirove, ndërsa kanë 5 më pak se lideri i pagabueshëm deri tash, KEK-u.