PARTIZANI-KUKESI
Partizani i Iulianos, mbetet pa fitore
19 September, 2017 @9:02
Derbi i xhiros së dytë të Kategorisë Superiore shqiptare ndërmjet Partizanit dhe Kukësit kampion zhvilluar dje në Tiranë përfundoi pa gola, 0-0.
Mark Iuliano, trajner i Partizanit, edhe pas 2 xhirove të para të Superiores ka mbetur pa fitore, ndërsa të kuqtë e kryeqytetit xhiron që vjen i shkojnë Skënderbeut në Korçë.
Partizani ishte më i mirë në pjesë të dytë të ndeshjes, por tentimet e ekipit nuk rrezikuan shumë seriozisht portën e të mrekullueshmit, Enea Koliçi.
“Jemi të pa fat. Kemi pasur shumë raste, por portierët po bëjnë mrekulli. Dominuam plotësisht, ndërsa rastet e vetme të kundërshtarit erdhën nga gabimet tona. Fitorja do të vjen,” ka thënë Iuliano pas ndeshjes.
Edhe trajneri i Kukësit, Mladen Milinkovic, është shprehur i kënaqur pas ndeshjes me pikën e fituar, ndërsa ka vlerësuar se dy rastet e ekipit të tij janë të mjaftueshme për një derbi të tillë.
“Të dy ekipet u munduan të fitonin. Ne humbëm dy raste të pasta, që në derbi janë shumë,” ka thënë ndër të tjera ai.
Xhiron e radhës, Kukësi pret Laçin në Zeqir Ymeri, ndërsa Partizanin e pret edhe një derbi, tash ndaj Skënderbeut.
Formacionet:
Partizani: | Hoxha, Ibrahimi, Krasniqi, Atanda, Kotobelli, La Kamera, Batha, Adorjan, Progni (Bardhi 68′), Trashi, Çani (Sukaj 71′); | ||
Kukësi: | Koliçi, Hallaçi, Shameti, Alla, Imami (Rrumbullaku 58′), Bakaj (Hoxha 90+1′), Krkotiç, Zeqiri, Kale, Guri, Alijev (Shtubina 63′); |