KONTRATA
Lëndimi i Dembeles, Dortmund humb €10mln
19 September, 2017 @15:42
Lëndimi i transferit më të shtrenjtë veror në këtë stinor te Barcelona, Ousmane Dembele, ka rezultuar menjëherë në 10 milionë euro humbje për ish-ekipin e tij, Borussia Dortmund.
Francezi 20 vjeçar u lëndua në duelin e fundit të Barcelonës ndaj Getafes, ndërsa lëndimi i tij është thënë se do ta lë atë jashtë fushave për afro 4 muaj.
KLAUZOLA
Kjo, do të thotë që ai nuk do të mund të përmbush kriterin prej 50 ndeshjeve në të gjitha garat për Barcelonën këtë stinor - që automatikisht prish njërën prej klauzolave të kontratës dhe Dortmund nuk do të merr 10 milionë shtesë, nga 45 milionë euro bonuse sa janë llogaritur në total.
Barcelona ka paguar 105 milionë euro për Dembelen, ndërsa 43 milionë euro tjera Dortmund pritet t’i merr nga bonuset, ka bërë të ditur Marca.