ZYRTARIZOHET JOSA
Josa kryetrajner i Prishtinës
19 September, 2017 @11:03
Trajneri shqiptar, Mirel Josa, është emëruar kryetrajner i Prishtinës, pas 5 xhirove të para të Superligës.
Josa, që ditë më parë erdhi te Prishtina në rolin e drejtorit sportiv, ka ndërruar rolet me Arsim Thaqin, kryetrajnerin e deritashëm të skuadrës.
Thaqi, tash e tutje do të jetë drejtor sportiv i Prishtinës, ndërsa Josa, që ka 4 tituj kampioni të fituar me Skënderbeun e Korçës dhe arritjen e kualifikimit të parë historik, në Europa Ligë me ekipin shqiptar, do të jetë shef i shtabit teknik të skuadrës dhe që tash ai ka nisur stërvitjet e para me skuadrën.
Trendi i ardhjes së trajnerëve nga Shqipëria në Kosovë, te ekipet e Superligës, me Josën ngritet në dy, pasi që Liria në fillim të stinorit ia nisi me Bledi Shkëmbin.