GRUPI E
Florenzi i pakapshëm për Barçën
16 September, 2015 @22:24
Kampioni aktual i Ligës së Kampionëve, Barcelona, e ka filluar me barazim aventurën e edicionit të ri në këtë garë.
Katalonasit e udhëhequr nga trajneri Luis Enrique u ndanë me një pikë nga stadiumi Olimpik i Romës, pasi barazuan me rezultat 1-1 me ekipin romak.
Epërsia e parë u krijua nga ekipi mysafir me golin e Luis Suarezit në minutën 21’, por dhjetë minuta më vonë futbollisti i Romës, Alessandro Florenzi shënoi një supergol nga distanca e largët e krahut të djathtë, për ta befasuar portierin Ter Stegen dhe për ta vulosur fatin e ndeshjes.
Leverkusen - BATE 4-1
Skuadra e Bayer Leverkusenit e ka kaluar me lehtësi sfidën e parë në Ligën e Kampionëve.
Gjermanët e mposhtën në BayArena skuadrën BATE Borisov me rezultat 4-1, ndërsa në listën e golashënuesve u përfshi edhe sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi, që ishte edhe golashënuesi i parë i takimit.
Golat e tjerë për Leverkusenin erdhën nga Calhanoglou (2) dhe Javier Hernandez, derisa goli i nderit për mysafirët u shënua nga Nemanja Milunovic.
TABELA E GRUPIT E
1 | Bayer Leverkusen | 3 pikë | ||
2 | Barcelona | 1 pikë | ||
3 | Roma | 1 pikë | ||
4 | Bate | 0 pikë |