GRUPI D
Juve përmbys Cityn
15 September, 2015 @22:23
Skuadra e Juventusit është kthyer me tre pikë nga Anglia, në përballjen e vështirë ndaj Manchester Cityt.
Ekipi italian ka shënuar fitore me rezultat 1-2, duke e filluar në mënyrën më të mirë edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.
Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të autogolit të Chiellinit në minutën 57’, por më pas sulmet e italianëve dolën të jenë të suksesshme duke e përmbysur rezultatin në 1-2 me golat e Mandzukicit dhe Moratas.
Sevilla - Monchengladbach 3-0
Në ndeshjen tjetër të grupit, kampioni aktual i Europa Ligës, Sevilla u tregua e pamëshirshme ndaj gjermanëve të Borussia Monchengladbachut, të cilët i mposhtën me rezultat të thellë 3-0.
Sevilla në këtë ndeshje përfitoi tre penallti, dy prej të cilave i shndërroi në gol (Gameiro 47’, Banega 66’), derisa rezultatin përfundimtar e përcaktoi Konoplyanka në minutën 84’.
TABELA E GRUPIT D
1 | Sevilla | 3 pikë | ||
2 | Juventus | 3 pikë | ||
3 | Manchester City | 0 pikë | ||
4 | Borussia Monchengladbach | 0 pikë |