Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA 0-0 DUKAGJINI

Forma e mirë e Dukagjinit, vazhdon edhe ndaj Dritës

Foto: KFDrita/fb

Forma e mirë e Dukagjinit, vazhdon edhe ndaj Dritës


8 May, 2022 @17:29

Drita nuk ka arritur të mposhtë Dukagjinin që po lufton për mbijetesë direkte në Superligë, përkundër se ka pasur rastin më të mirë të mundshëm në ndeshje, kur Marko Simonovski u gjend 11 metra para portierit Altik Muhaxhiri.

Por, portieri gjakovar i Dukagjinit mbrojti penalltinë e sulmuesit më të mirë të Dritës për të siguruar kështu në fund pikën e madhe për ekipin e tij të drejtuar nga Armend Dallku, për përfundimtaren Drita 0-0 Dukagjini.

TABELA AKTUALE

Penalltia erdhi pasi që gjyqtari kryesor Genc Nuza u konsultua me VAR, ndërsa Drita dominoi gjatë gjithë ndeshjes.

Por, ekipi i Ardian Nuhiut assesi nuk arriti të tund rrjetën e mysafirëve dhe kështu me rezultat të bardhë përfunduan 90 minuta lojë, ku vendasit tashmë duket se po humbin pozitën e dytë në renditje, pasi që rivalët lokal kanë katër pikë më tepër.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga