Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Izraelit

Pamje nga stërvitja e kuqezinjëve.në Durrës/ Foto: fshf.org

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Izraelit


21 September, 2022 @14:52

Shqipëria ka mundësi historike për të qenë pjesë e Ligës A të Kombeve. Ajo duhet të fitojë dy ndeshjet e mbetura të grupit, për të siguruar vendin e parë dhe për të qenë pjesë e elitës së kombëtareve evropiane në edicionin tjetër.

Gjithashtu, me këto fitore, si vendi i parë në grup, do të siguronte pjesëmarrjen në PlayOff për EURO-n e ardhshme që zhvillohet në Gjermani.

TABELA, REZULTATET dhe ORARI

Ndërsa, para këtyre ndeshjeve, kuqezinjtë përballen me probleme të lëndimeve të lojtarëve ndër më të rëndësishëm të skuadrës. Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Endri Çekiçi e Keidi Bare, janë ndër kryesorët që mungojnë.

Por, përzgjedhësi Edoardo Reja beson se ekipi i tij do të dalë triumfues në Izrael të shtunën mbrëma, kur luhet njëra nga dy ndeshjet vendimtare të kuqezinjëve.

TABELA, REZULTATET dhe ORARI

Ndërkaq, mediat tiranase duke parë stërvitjet e Shqipërisë cdo ditë në Durrës, kanë parashikuar 11-shen që do ta hedhë Reja përballë izraelitëve.

FORMACIONI I MUNDSHËM I SHQIPËRISË

:

Portier: Etrit Berisha;

Mbrojtës: Ardian Ismajli, Klaus Gjasula (Arlind Ajeti), Fred Veseli;

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani (Ylber Ramadani), Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Nedim Bajrami;

Sulmes: Armando Broja, Sokol Cikalleshi.


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve