Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMUNIKATA E FSHF

FSHF: “Panorama” vazhdon dezinformimin

FSHF: “Panorama” vazhdon dezinformimin


3 February, 2022 @14:20

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka dalë me një komunikatë për media sot, duke bërë të ditur që gazeta “Panorama” vazhdon sajimin e lajmeve kundër saj.

Sipas FSHF-së, “Panorama, dirigjohet nga kryetari i qytetit të Tiranës, ndërsa e ka quajtur media të vënë në shërbim të klaneve politike.

Për më tepër, mëposhtë komunikata e plotë e FSHF-së:

DEKLARATË PËR MEDIA e FSHF:

Vazhdon fushata e dezinformimit dhe mashtrimit nga gazeta “Panorama”, e dirigjuar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Përditë, me gjithë përgënjeshtrimet dhe deklaratat e bëra, kjo media joprofesionale dhe e vënë në shërbim të klaneve politike që me patjetër duan të sajojnë diçka, për të bindur opinionin publik se në FSHF ka abuzime, shpërdorime sidomos me fondet, sot ka fabrikuar lajmin e rremë se pagat e punonjësve të FSHF-së janë trefishuar.

Kjo përpjekje qesharake, që i ngjan asaj të një dite më parë pasi simotra e saj “Panorama Sport” në titullin kryesor shkruante “Ceferin nxjerr blof Dukën dhe nuk vjen në Tiranë”, ndërkohë që presidenti i UEFA-s aktualisht ndodhet në kryeqytet për një vizitë, vijoi edhe sot teksa kjo fletushkë joprofesionale tentoi përsëri të godasë, duke dezinformuar dhe gënjyer haptazi.

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet zyrës së saj të financës konfirmon për publikun e gjerë se tabela e pagave nuk ka pësuar asnjë ndryshim në këtë periudhë dhe jo më, të trefishohet. I bëjmë thirrje opinionit publik që të mos ndikohet nga dezinformomi i vazhdueshëm dhe i përditshëm i mediave të kapura nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore