Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

FSHF planifikon t’i nis garat në fund të majit

FSHF planifikon t’i nis garat në fund të majit


10 May, 2020 @0:31

Kategoria Superiore e futbollit shqiptar ka ngecur në javën e 26 të saj ndërsa FSHF-ja planifikon të rinis stinorin më 31 maj 2020, bën të ditur mbrëmë Panorama Sport.

Klubet e Superiores do të kenë 12 ditë për tu përgatitur për vazhdimin e stinorit, derisa Shqipëria si fqinje e Italisë ka qenë e rrezikuar mjaft nga pandemia dhe përgjithësisht e ka menaxhuar mirë këtë kohë.

Sipas gazetës në fjalë në kalendarin e garave të përpiluar nga FSHF ndeshjet e xhiros XXVII do të luhen më 21 maj dhe përfundimi i stinorit me xhiron e XXXVI të saj do të bëhet më 29 korrik.

FSHF nuk ka zyrtarizuar ende asgjë sa i përket rifillimit të stinorit.

Sa i përket Kupës së Shqipërisë gjysmëfinalet janë planifikuar të luhen me 8 dhe 22 korrik, ndërsa finalja më 2 gusht.

Deri te pezullimi i stinorit lidere e Superiores ka qenë Tirana, që ka krijuar distancë të madhe ndaj ndjekësit të parë Kukësit. Tirana ka 53 ndërsa Kukësi 44 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore