Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJOFTIMI I FSHF

FSHF-së i sulmohet web-faqja

FSHF-së i sulmohet web-faqja


24 January, 2022 @20:54

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka pësuar sulm nga hackerët para pak çastesh dhe tashmë web-faqja e shtëpisë së futbollit të Shqipërisë nuk është në funksion.

Sipas njoftimit të FSHF-së, thuhet se sulmi është i qartë dhe me prapavijë politike.

“Në një ngjarje të paprecedentë uebi i qeverisë së futbollit është sulmuar në mënyrë agresive nga hakerat dhe mbyllur sot pas publikimit të fakteve tronditëse për ndërhyrjen flagrante të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë. Në çastet që po flasim faqja vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të këtij sulmi të qartë me prapavijë politike. FSHF dënon këtë sulm skandaloz të politikës dhe i bën thirrje që të tërhiqen sa më parë pasi kjo taktikë mund të ketë pasoja të rënda për cilindo të përfshirë në këtë akt të turpshëm. Pavarësisht këtij sulmi, komuniteti i futbollit shqiptar do të vazhdojë të denoncojë të gjitha ndërhyrjet, sulmet dhe presionet e politikës dhe nuk do të tërhiqet përballë shantazheve dhe kërcënimeve të pushtetit,” ka shkruar FSHF-ja në njoftimin e publikuar në Facebook.

Qe disa ditë në Shqipëri kanë filluar mosmarrëveshjet dhe akuzat që hedhen mes kryetarit të qytetit Tiranës dhe FSHF-së, derisa në ndërkohë po planifikohen të mbahen zgjedhjet e radhës brenda FSHF-së.

“Unë erdha në 2002 kur Duka e mori mandatin për herë të parë. Ndërrova 6 punë, më dolën thinjat dhe ky do mandatin e gjashtë. E gjithë FSHF është kthyer në një agjenci sigurimsash dhe jo si do lozin futboll. Sot është vetëm fillimi, ne do marrim vendimet sot. Do ja paraqesim vendimet gjykatës” - kishte thënë Veliaj pasi që FSHF hodhi në publik inçizimet me zërin e tij, shkruan Panorama Sport sot.

 

Derisa mosmarrëveshja vazhdon, mbetet të shihet se si do të përfundojë rasti.

 

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore