DE BIASI

FSHF s’ka lekë!
16 August, 2013 @14:14
Takimi që kishte zgjatur afro katër orë ndërmjet trajnerit italian të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dhe kreut të FSHF-së, Armand Duka - nuk kishte sjellë ndonjë marrëveshje.
Panorama Sport ka bërë të ditur në numrin e sotëm të saj se De Biasi i cili pagohet afro 300 mijë euro në vit kishte kërkuar rritje rroge vjetore për së paku 100 mijë euro, mirëpo Duka e kishte refuzuar këtë.
Sipas gazetës Duka i ka thënë De Biasit se Federata Shqiptare nuk ka mundësi që të paguajë më shumë - mirëpo, të dy kanë dalur buzëqeshur nga takimi duke aluduar që do të bëhet edhe një tentim për marrëveshje.
Shqipëria është duke shkëlqyer nën udhëhheqjen e De Biasit 57 vjeçar dhe përveç rekordit në renditjen mujore të FIFA-së i duhen edhe tre për të barazuar dhe katër pikë për të thyer rekordin e pikëve të grumbulluara në grup.