LUIZ GUSTAVO

Prezentohet në Wolfsburg
16 August, 2013 @13:44
Futbollisti brazilian që deri dje pritej të kalonte në Arsenal, ka arritur marrëveshje me Wolfsburgun. Mesfushori Luiz Gustavo para pak çastesh është prezentuar si lojtar i ri i skuadrës nga Bundesliga.
Braziliani 26 vjeçar i cili fitoi gjithçka me Bayern Munchenin në stinorin e kaluar ka dashur që të largohet nga ekipi bavarez për shkak se me ardhjen e Mario Gotzes nga Borussia Dortmund dhe Thiago Alcantaras nga Barcelona - nuk do të kishte vendin e sigurtë te kampioni i Gjermanisë dhe i Europës.
“Dua të luaj, luaj dhe luaj,” ka thënë mes tjerash Gustavo gjatë prezentimit të tij të sotshëm te zyret e klubit në Wolfsburg. Me këtë ai ka siguruar hapësirë, pasi që braziliani dëshiron që të jetë pjesë e kombëtares në Kampionatin Botëror 2014, që mbahet në vendlindjen e tij.