FSHF

LSA
S’vazhdon De Biasi
16 August, 2013 @9:02
Gianni De Biasi nuk ka vazhduar kontratën me kombëtaren shqiptare për momentin. Kjo pasi që Federata Shqiptare e Futbollit i ka ofruar atij kontratën e njejtë ashtu siç e ka pasur në këto dy vitet e fundit, pa kurrëfarë ngritjeje në pagë, njofton tiranasja Panorama sot.
Kështu strategu italian nuk ka pranuar ta nënshkruajë këtë kontratë dhe marrëveshja është shtyer për momentin, për të negociuar më tej.
Që prej ardhjes së De Biasit në krye të kombëtares shqiptare, Shqipëria ka pasur ngritje enorme në lojë dhe për më tepër ka thyer disa herë rekordet e veta në renditje mujore të FIFA-së.