MIQËSORE

REUTERS
CR7, shpëton Portugalinë
14 August, 2013 @23:44
Njëra ndër ndeshjet e natës së miqësoreve ka qenë edhe ajo ndërmjet Portugalisë dhe Holandës, e zhvilluar në stadiumin e Algavres para 30 mijë shikuesve.
Tulipanët kanë qenë të parët që kanë kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Kevin Strootman në minutën e 17-të të ndeshjes.
Mirëpo, kur pritej fundi i ndeshjes dhe fitorja e Holandës, ka dalë në skenë supermeni i Real Madridit, Cristiano Ronaldo për të barazuar rezultatin ashtu që të ndahen në paqe vendet me dalje në oqeanin Atlantik.
Video
Portugalia-Holanda 1-1
Goli i Cristiano Ronaldos