BRITISH

REUTERS
Derbi britanik, Anglisë
14 August, 2013 @23:27
Përfaqësuesja angleze ka arritur të mposhtë Skocëinë në Wembley të Londrës sonte. Përkundër se mysafirët kanë qenë dy herë në epërsi 0-1 dhe 1-2, albionët kanë arritur të përmbysin rezultatin dhe të shënojnë fitore për t’ua rritur moralin para ndeshjeve kualifikuese.
Sulmuesi i përfolur i Manchester United, Wayne Rooney ka filluar ndeshjen nga minuta e parë e saj, ndërsa atij në sulm i janë bashkëngjitur edhe Theo Walcott e Danny Welbeck. Mirëpo, ka qenë vetëm Rooney që nuk ka shënuar nga sulmi anglez, derisa dyshja tjetër ka shënuar. Për më tepër, zëvendësuesi i Rooneyt, debutuesi Rickie Lambert, ka arritur të shënojë golin e fitores së skuadrës së Roy Hodgsonit.
Video
Anglia-Skocia 3-2
Golat e ndeshjes