SKANDI

REUTERS
Ibra shkëlqen
14 August, 2013 @22:11
Zlatan Ibrahimovic ka shkëlqyer edhe njëherë. Ai në ndeshjen e posapërfunduar ndaj Norvegjisë ka shënuar katër gola, ku Suedia mposhti fqinjtë norvegjezë 4-2.
Dy golat e parë të Ibrës i dhanë epërsinë 2-0 Suedisë, por pastaj norvegjezët arritën të barazojnë deri në fund të pjesës së parë me anë të Mohamed Abdellaoue dhe Stefan Johansen.
Me të filluar pjesa e dytë sulmuesi i Paris St Germain, Ibrahimovic përsëri doli në skenë duke shënuar edhe dy herë tjera për rezultatin përfundimtar.
Norvegjia është kundërshtare direkte e Shqipërisë në grup për vende që çojnë në Kampionatin Botëror Brazili 2014. Shqipëria ka dalë të jetë më e suksesshme se Norvegjia, duke i mposhtur si mysafir 1-0 dhe duke barazuar në Tiranë 1-1.
Video
Suedia-Norvegjia (miqësore)