LOPEZ

REUTERS
Lisandro lë Lyonin
14 August, 2013 @8:10
Ndeshja e kthimit e xhiros së tretë kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Grasshopers dhe Lyon, u vërtetua të ketë qenë ndeshja e fundit për Lisandro Lopezin si futbollist i Lyonit.
Argjentiasi që hyri në histori të klubit si rekord transfer, për të cilin u paguan 24 milionë euro në vitin 2009 kur erdh nga Portoja, ka lënë klubin françez për të kaluar në Katar, për arsye personale siç është shprehur ai.
Shuma e transferit nuk është bërë e ditur, ndërsa Lopez do t’i bashkohet ish futbollistit të Paris St Germain, Nene në Al-Gharafa që udhëhiqet nga braziliani Zico, i cili më parë ka udhëhequr Fenerbahçen turke dhe përfaqësuesen e Japonisë ndër të tjera.