NIGERIANI

REUTERS
Emenike zyrtarizohet në Fenerbahçe
13 August, 2013 @9:40
Nigeriani Emmanuel Emenike, i cili së fundi u transferua në Fenerbahçe, duke iu kthyer Superligës turke, pas një aventure ruse, do të përfitojë afro 10 milionë euro në katër vitet e ardhshme te klubi turk.
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e verdhë-e-kaltërve nga Stambolli, duke bërë të ditur se afrikane Emenike do të merr 9.8 milionë euro (të garantuara) në katër vitet e ardhshme te nënkampioni i Turqisë.
Emenike 26 vjeçar është i rregullt në përfaqësuesen nigeriane. Ai ka shënuar tre gola në katër ndeshjet e këtij stinori të zhvilluara për Spartakun e Moskës, para se të nënshkruaj me Fenerin.
Nigeriani është sulmuesi i tretë afrikan i Fenerbahçes, pas senegalezit Moussa Sow dhe kamerunasit Pierre Webo.