PËRFAQËSUESI

uefa.com
Muzaka rikthehet te Skënderbeu
12 August, 2013 @15:39
Gjergj Muzaka, ish përfaqësues i kombëtares shqiptare, ka arritur marrëveshje me skuadrën kampione të Shqipërsië, Skënderbeu.
Mesfushori që një kohë ka qenë i rregullt në kombëtaren kuqezi, ka shënuar stinorin e kaluar 12 gola për skuadrën vlonjate, Flamurtari.
Muzaka 28 vjeçar, para se të kalojë te Flamurtari ka luajtur dy stinorë për Skënderbeun dhe tani më i kthehet ish ekipit të tij para dy ndeshjeve shumë të rëndësishme për Europa League ndaj Chornomorets Odessa, nëse korçarët do të arrijnë të regjistrojnë atë në UEFA.
Skënderbeu më 22 gusht udhëton në Ukrainë për t’u përballur me ekipin e Kristi Vangjelit, Chornomorets, që eliminoi Crvena Zvezdën e Beogradit. Ndeshja e kthimit do të luhet potencialisht në Qemal Stafa, më 29 gusht.