PAYET

REUTERS
Debutim me 2 gola
12 August, 2013 @10:02
Sulmuesi 26 vjeçar që erdhi këtë stinor në Marseille, Dimitri Payet, ka debutuar si është më së miri. Ai ka shënuar dy gola në debutimin e tij mbrëmë, ku Marseille ka mposhtur skuadrën e rikthyer në Ligue 1, Guingamp, 3-1.
Payet që i kushtoi marsejezëve 10 milionë euro ka shënuar golin e dytë dhe të tretë për skuadrën e tij të re, pasi që Andre-Pierre Gignac kishte hapur serinë e golave.
Marseille me fitore si mysafir ka arritur t’i merr tre pikët e para të stinorit, sikurse edhe skuadrat tjera si Lyon, Monaco e St Ettiene, derisa favoriti kryesor dhe kampioni Paris St Germain ka barazuar në derbi me Bordeaux-në.