LEGJIONARI

Haris Hyseni me dy gola në fitore
11 August, 2013 @18:00
Hyseni sot ka shënuar dy gola në fitoren e ekipit të tij Eichede ndaj Victoria Hamburgut 2-1. Hyseni ka shënuar në minutat 38 dhe 80 golat e tij për ekipin nga Steinburgu.
Hari Hyseni është një futbollist i ri me prejardhje kosovare që luan në ligën regjionale të Gjermanisë me skuadrën e Eichedes.
Hyseni është vetëm 20 vjeçar dhe luan në pozitën e sulmit me skuadrën e tij. është lindur në Gjermani dhe ka pasaportë gjermane. Ai qe dy vjet luan futboll profesionist.