UEFA

Kukësi, vendas së pari
10 August, 2013 @22:57
Kukësi do të duhet të luajë ndeshjen e parë të Europa Leauge ndaj Trabzonsporit si vendas, përkundër se shorti e përcaktoi ekipin shqiptar që të luaj ndeshjen e parë si mysafir.
Kështu ka njoftuar UEFA-ja klubin që shkroi historinë e ekipeve shqiptare në Europë. Pasi që Skënderbeu dhe Kukësi në short u tërhoqën që të luajnë të dy ndeshjet e para si mysafir ndaj kundërshtarëve të tyre dhe pasi që si vendas pritet të luajnë në stadiumin Qemal Stafa - kjo nuk do të mund të bëhet brenda një dite, ka shkruar shtëpia e futbollit europian.
Kështu, tash Kukësi do të luaj si vendas ndaj Trabzonsporit me 22 gusht në Qemal Stafa të Tiranës, nëse kjo përfundimisht pranohet nga UEFA-ja si terren i përshtatshëm për Play-Off të Europa League. Skënderbeu do të luaj si mysafir ndeshjen e parë ndaj Chornomorets Odessas dhe më 29 gusht do t’i pret ukrainasit në Tiranë. Më 13 gusht inspektorët e UEFA-së do të japin fjalën përfundimtare nëse Qemal Stafa i përmbush kriteret për këtë nivel të garave.