SHEFFIELD

rapid.at
Nuhiu mposhtet përsëri
10 August, 2013 @18:08
Skuadra e re e Atdhe Nuhiut, Sheffield Wednesday, ka humbur edhe ndeshjen e xhiros së dytë në Championship të Anglisë. Ata sot janë mposhtur si vendas nga Burnley 1-2.
Atdhe Nuhiu është paraqitur prej fillimit deri në fund në ndeshje duke krijuar dhe ndihmuar me gjatësinë e tij, por pa sukses, pasi që skuadra e tij vetëm uli epërsinë dygolëshe të mysafirëve në një, por humbjes s’iu shmangën assesi.
Kjo është humbja e dytë në dy ndeshje për Sheffield Wednesday, ndërsa Nuhiu në ndeshjen e parë kishte shënuar gol për ekipin e tij të ri.