SUPERKUPA

REUTERS
Porto, lehtë ndaj Vitorias
11 August, 2013 @9:43
Tre gola të shpjetë në pjesën e parë të ndeshjes nga Lica, Jackson Martinez dhe Lucho Gonzales, kanë qenë të mjaftueshme që Portoja të arrijë fitoren 3-0 në ndeshjen e vlefshme për Superkupën portugeze ndaj Vitorias së Guimaraesit.
Me këtë, Portoja ngrit Superkupën e pestë me radhë në Portugali, ndërsa të parën nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Paulo Fonseco.
Tridhjetë mijë tifozë në stadiumin Aveiro panë një Porto mahnitëse që nuk ndalej me sulme, derisa sulmuesi i ri që erdhi nga Estoril, Lica, paketoi me një torpedo portierin e fituesit të kupës së Portugalisë. Pastaj në skenë doli kolumbiani Martinez e kapiteni argjentinas Gonzales për t’i dhënë goditjen e fundit, skuadrës që kishte befasuar në finalen e kupës Benfican duke e mposhtur 2-1.
Liga e parë portugeze në futboll fillon javën tjetër.
FAKT:
1 | Kjo është Superkupa e pestë me radhë e fituar nga Portoja. |