BULLGARI

uefa.com
Vajushi me gol në fitore
10 August, 2013 @18:59
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Armando Vajushi, ka shënuar gol në fitoren e thellë të ekipit të tij Litex Lovech sot.
Litex ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-1 si mysafir ndaj Pirinit, ndërsa Vajushi është futur në listën e realizatorëve duke shënuar golin e katërt me skuadrën e tij në minutën e 54-të të takimit.
Ky është goli i parë i stinorit për Vajushin 21 vjeçar, ndërsa ekipi i tij, Litex vazhdon të kryesojë ligën elite të Bullgarisë me 10 pikë nga katër ndeshje.