MONACO

REUTERS
Falcao ia nis me gol!
10 August, 2013 @23:01
Kolumbiani Radamel Falcao ka shënuar golin që ka vulosur fitoren e Monacos në derbi ndaj Bordeuax-së si mysafir sonte. Tërë ndeshja ka qenë e barabartë gjatë gjithë kohës derisa në minutën e 82-të zëvendësuesi Emmanuel Riviere shënoi për epërsinë e skuadrës së ardhur nga Ligue 2.
Dhe nuk vonoi shumë, Falcao gjeti rrugën drejt portës së Cedric Carrassosë për rezultatin përfundimtar 2-0. Nga transferet e reja të Monacos, vetëm Joao Moutinho nuk u fut në lojë, të tjerët po.
Edhe Lille e Lyon kanë shënuar fitore në ndeshjet e para të tyre në stinorin e ri. Lille ka mposhtur Lorientin 1-0 me golin e vetëm të shënuar nga Divock Origi, derisa Lyon në Stade de Gerland ka shkelur Nice-në, 4-0. Alexandre Lacazette ka shënuar dy herë, derisa Clement Grenier dhe Yoan Gourcuff kanë shënuar nga një gol për të nisur me fitore stinorin.
LIGUE 1, Sonte
Evian-Sochaux | 1-1 | ||
Lille-Lorient | 1-0 | ||
Lyon-Nice | 4-0 | ||
Nantes-Bastia | 2-0 | ||
Rennes-Reims | 2-1 | ||
Valenciennes-Toulouse | 3-0 |