NORVEGJI

sport10.at
Derbi i shqiptarëve - me barazim
10 August, 2013 @20:05
Ndeshja ndërmjet Odd Ballklub dhe Vikingut në ligën elite të Novergjisë, lirisht mund të quhet edhe derbi i shqiptarëve në Skandinavi.
Tek vendasit, Odd Ballklub, luajnë mesfushori 21 vjeçar Herolind Shala dhe sulmuesi 20 vjeçar Elbasan Rashani, derisa te Vikingu dy sulmuesit: 19 vjeçari Veton Berisha dhe Benjamin Sulimani.
E ky i fundit pati rastin që të shënojë në këtë ndeshje për të çuar në epërsi skuadrën e Vikingut, por në sekondat e fundit të ndeshjes vendasit e Odd barazuan për t’i ndarë pikët nga derbi i shqiptarëve në Norvegji.
Herolind Shala ka nënshtetësi shqiptare, derisa Benjamin Sulimani austriake. Dyshja tjetër, Elabasan Rashani dhe Veton Berisha - kanë atë norvegjeze.