LEGJIONARI

Berisha shënon për Salzburgun
10 August, 2013 @22:33
Mesfushori i përfaqësueses norvegjeze, Valon Berisha, ka arritur të shënojë golin e parë të stinorit me ekipin e tij Red Bull Salzburg. Berisha, 20 vjeçar që është i lindur në Suedi ka hyrë në lojë si zëvendësues duke shënuar golin e tretë të skuadrës së tij në fitoren 4-1 ndaj skuadrës së Grodigut.
Ky është stinori i dytë i Berishës që luan me nënkampionin austriak, Red Bull Salzburg, prej se erdhi nga Vikingu. Stinorin e kaluar Berisha kishte shënuar gjashtë gola për ekipin e tij.